22-vjeçarja vjedh foshnjën nga materniteti, e shet për £1.500

Një vajzë, që vodhi një foshnje të porsalindur nga një maternitet dhe e shiti atë për më shumë se 1.500 paund, është dënuar me shtatë vjet burg. Asel Zhapanova e mori foshnjën nga Taraz Regional Maternity Hospital në provincën jugore të Jambyl në Kazakistan. 22-vjeçarja hyri brenda në dhomë dhe e futi vajzën në një çantë sportive, ndërsa nëna e saj nuk ndodhej aty.

 

Zhapanova më pas u largua nga spitali përmes hyrjes së shërbimit pa u kuptuar nga stafi që foshnja ishte fshehur në çantën e saj. Kamerat e sigurisë tregojnë 22-vjeçaren të veshur me një fustan rozë të gjatë duke u larguar me shpejtësi nga spitali ndërsa në çantë mbante fëmijën. Foshnja u la vetëm në dhomë pasi nëna e saj shkoi për të ngrënë ndërsa kujdestarja e la vetëm për t’ju përgjigjur një telefonate.

 

Kur kujdestarja u kthye, zbuloi se foshnja ishte zhdukur dhe telefonoi policinë. Oficerët kontrolluan menjëherë të gjitha kamerat e mbikëqyrjes dhe gjurmuan Zhapanova që kishte hyrë në një hotel afër spitalit. 22-vjeçarja dhe foshnja u gjetën në një dhomë në hotelin Astana që ndodhej afër spitalit.

 

Ajo sapo kishte shitur fëmijën për 1576 paund kur u arrestua së bashku me blerësit. Gjendja e të porsalindurës ishte normale dhe jeta e saj nuk ishte në rrezik. Më pas u kthye tek nëna e saj. Policisë ju deshën dy orë për të zgjidhur çështjen. Asel Zhapanova u akuzua për rrëmbim e trafikim njerëzor dhe u dënua me shtatë vjet burg.

Luçiano Boçi: Takuam qytetarët e Shkodrës të cilët i dhanë mbështetje PD-së dhe kandidatëve të saj

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, drejtuesi politik i PD për Shkodrën, Luçiano Boçi, së bashku me kandidatët për deputetë...

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur me hyrjet dhe daljet në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhet aktualisht kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...