“Vishuni fort”, temperaturat vijojnë të ulen, nesër pritet një mëngjes i ftohtë

287

Temperaturat prej ditësh sa vijnë e ulen, por reshjet ende nuk kanë kanë nisur siç duhet. Pas flokëve të para të dëborës dje në zonat malore, dielli është rikthyer sërish.

PUBLICITET

Sipas parashikimeve të Shërbimit Metreologjik Ushtarak, bëhet me dije se “nesër pritet një mëngjes i ftohtë pasi temperaturat në vlerat minimale pritet të arrijnë -5ºC në zonat malore, 0ºC në ato të ulta dhe 3ºC në ato bregdetare për këtë arsye vishuni fort”.

NJOFTIMI I PLOTË

Edhe pse dita nisi me vranësira, gradualisht mbi vendin tonë kanë nisur kthjellimet në pjesën më të madhe të terriotorit pasi vranësirat mbeten prezente në relievet malore në lindje. Ajo që vlen për tu theksuar është era e cila po fryn me një shpejtësi mesatare 5-8m/s (moderuar) ndërsa pranë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton hera herës shpejtësi intensive deri në 20-25m/s. Edhe për ditën e nesërme pritet që mbi vendin tonë të ndikojnë kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave duke nisur nga orët e mesditës.

Vlen për tu theksuar se nesër pritet një mëngjes i ftohtë pasi temperaturat në vlerat minimale pritet të arrijnë -5ºC në zonat malore, 0ºC në ato të ulta dhe 3ºC në ato bregdetare për këtë arsye vishuni fort. Në orët e mesditës temperaturat pritet të arrijnë 6ºC në zonat malore, 18ºC në ato të ulta deri dhe 19ºC në ato bregdetare. Sa i përket erës ajo do të fryje përsëri me drejtim lindje dhe shpejtësi mesatare 5-8m/s por humbet itensitet pas orëve të mesditës.

PUBLICITET