Tërmeti që la pasoja të frikshme, përlotet gazetari grek me familjen Lala: Mes dhimbjes na pyesnin nëse donim për të ngrënë

249

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit la pasoja të frikshme në qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës, ndërsa kjo fatkeqësi gjeti pasqyrim edhe në mediat botërore. Krahas jetëve të humbura, të cilat shtuan më tej plagën për familjarët, një plan tjetër tani që po i shqetëson të gjithë është ai i strehimit.

PUBLICITET

 

Familja Lala në Durrës u godit më rëndë nga tragjedia e 26 nëntorit. Historia e saj ka përlotur jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt.

 

Një prej tyre ka qenë dhe një gazetar grek që ditët pas tërmetit ka qëndruar në Durrës dhe ka ndjekur operacionet nën gërmadhat e familjes Lala që humbi 8 anëtarë.

 

Ai e ka përshkruar i emocionuar atë çfarë ka parë me sytë e tij, duke treguar se është përlotur disa herë.

 

Teksa ka telefonuar në një transmetim maratonë në televizionin grek ERT, gazetari është shprehur:

 

“Në familjen Lala, që humbi 8 anëtarë të familjes, njerëzit madhështorë, mes dhembjes së tyre na pyesnin nëse duam diçka për të ngrënë. Njerëz me zemër të madhe, bujarë, mikpritës. Shumë herë nuk flisja dot, shumë herë u lotova kur nxirrnin njerëzit nga gërmadhat, fëmijët në batanije. Forcat shpëtimtare që luftonin në rrënoja janë heronj të vërtetë, rrezikuan jetën e tyre. Emocione e dhimbje e papërshkrueshme që do më mbetet e paharrueshme”.

PUBLICITET