Televizioni gjerman: Rindërtimi do kushtojë 1 miliard euro, deri tani janë mbledhur 15 milionë

Televizioni publik gjerman, ARD, raporton se procesi i rindërtimit do ti kushtojë shtrenjtë Shqipërisë.

 

“Shifra zyrtare nuk ka akoma, por rindërtimi në zonat e prekura nga tërmeti do jetë një sfidë e madhe jo vetëm njerëzore dhe teknike, por edhe e shtrenjtë. Eshtë goditur një vend i varfër. Ekspertët atje thonë se rindërtimi mund të kushtojë deri në 1 miliardë euro. Shumë njerëz dhe kompani në Shqipëri dhe jashtë kanë dhuruar para. Deri tani janë mbledhur 15 milionë euro. Një komision i posaçëm do bëjë vlerësimin dhe kanalizimin transparent të këtyre parave për shkak se korrupsioni është problem i madh në Shqipëri”, raporton ARD.

 

Në kronikë thuhet se qeveria shqiptare po shpreson te ekspertët e huaj për vlerësimin e dëmeve. “Kjo për shkak se në Shqipëri mbizotëron një mungesë e theksuar ekspertësh dhe force punë të specializuar”. Rrjeti gjerman ka vizituar edhe dy familje të dëmtuara që thonë se qeveria nuk është dukur fare. Kurse sa i përket Durrësit, ARD thekson se duket se ndërtimet ishin jashtë standardeve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

BECI TAKON ARQIPESHKËVIN E SHKODRËS PERAGINE: DISKUTUAM PËR NJË PROJEKT TË RI

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci: Me Arqipeshkëvin e Shkodrës,...

Arrest me burg për Veliajn! Kryebashkiaku i Tiranës merret nga SPAK dhe BKH

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar...

SHPALLET NË KËRKIM 35 VJEÇARI, USHTROI DHUNË NDAJ BASHKËSHORTES SË TIJ

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër •Specialistët e Sektorit për Hetimin...