Robert De Niro bën simbolin e shqiponjës me Blerim Destanin

Aktori i mirënjohur hollivudian, Robert De Niro, ka bërë së fundmi një gjest, përmes së cilit ka rrëmbyer simpatinë e shqiptarëve.

 

Gjatë takimit me aktorin e njohur shqiptar, Blerim Destani, De Niro ka bërë shqiponjën me duar. Ka qenë aktori Destani ai i cili ka publikuar këtë fotografi në rrjetin social Instagram.

 

“Me Robert De Niro në xhirimet e filmit “Comeback Trail”. Një nga momentet më të mira të karrierës sime”, ka shkruar Blerim Destani në mbishkrimin e fotografisë.

 

Dyshja në fjalë kanë kohë që njihen, pasi tashmë ata janë pjesë e një projekti të përbashkët kinematografik.

 

Filmi në të cilin ata luajnë ka të bëjë me dy producentë filmash, të cilët i kanë borxh një mafiozi, ku më parë i kishin marrë të holla sa as vetë nuk e kanë imagjinuar dhe përpiqen të shpëtojnë veten.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...