Dimri duke se ka trokitur sot zyrtarisht. Ndryshimi i temperaturave ka shkaktuar reshjet e para të borës në Kukës.
Në qytetin e Kukësit reshjet janë me intesitet të ulët ndërkohë që në lartesitë 800 m mbi nivelin e detit bora është me intesitet të lartë.
Bora në zonat e ulëta po shoqërohet me shi ndaj lageshtia në rrugë është shkak për probleme në qarkullimin e automjeteve. Deri më tani nuk raportohet për probleme në qarkullimin rrugor por duhet kujdes.
Pritet që në ditët në vijim të rritet intesiteti i rënies së borës. Ndërkaq, ulja e temperaturave e vështirëson edhe më shumë situatën për banorët e prekur nga tërmeti, të cilët qendrojnë në çadra për shkak se banesat e tyre janë dëmtuar.