Debati i Lleshajt me arkitektin/ Reagon Pjerin Ndreu: Është pallati ku jetoj unë, nuk ka vend për panik

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu ka reaguar lidhur me debatin e ministrit të Brendshëm

 

Sandër Lleshaj me arkitektin i cili u shpreh se një pallat në Lezhë është i pabanueshëm, duke hasur në kundërshtimin e hasur të ministrit.

 

Ndreu tha se pallati për të cilin u zhvillua debati është pikërisht pallati ku edhe vetë ai jeton dhe prej ditësh ka fjetur aty duke qenë se nuk mendon se është në gjendje të rëndë.
Sipas Ndreut deri më tani inxhinierët e bashkisë nuk e kanë nxjerrë të pabanueshëm pallatin në fjalë.

 

Përsa i përket debatit mes arkitektit dhe ministrit Lleshaj, Ndreu tha se ministri ka të drejtë sepse nuk mund të hapet panik mes banorëve pa pasur një vendim konkret nga ata e ekspertëve.

 

“Nuk ka vend për panik tek pallati në fjalë por edhe në pallate të huaja. Duhet të jemi të rezervuar. Është pallati ku jetoj unë. Unë këtu kam fjetur gjatë gjithë këtyre netëve. nuk ka vend për panik por ka nevojë për ekspertë më të specializuar. As edhe një banesë nuk do ngelet pa u inspektuar. Ne kemi filluar dhe do vazhdojmë deri në lagjen Besëlidhja ku dyshoj se ka probleme në pallatet e vjetra që nga tërmeti i ’79.

 

Pallatet e reja nuk ka na kanë paraqitur probleme në konstrukt. Por janë probleme të riparueshme. Nuk është momenti i panikut. Një ekip më i specializuar duhet të vijë ta shohë. Nuk mund t’i themi banorëve që ky pallat është i pabanueshëm. Nëse do dikush të largohet mund t’i sigurojmë strehim që të qetësohet derisa ekipet e ekspertëve të japin një konkluzion. Janë 8 pallate që i kemi nxjerrë sot në Lezhë të pabanueshme që do mbikëqyren Unë nuk kam pasur asnjë debat. Lleshaj ka ardhur.

 

Ka qenë një komunikim i ministrit për të shuar panikun. Ai është përballur me grupin e banorëve në panik dhe në atë moment nuk e ka parë të arsyeshme të diskutohet ana teknike. Ministri ka pasur të drejtë. Nuk është momenti për të hapur panik. Nuk ka qenë momenti të bëhet panik.

 

Edhe vetë do fle këtu dhe nuk mund të thuhet se sot duhet të dilni të gjithë. Ne i kemi thënë se nëse keni mundësi të shkoni tek të afërmit që të mos përfshiheni në panik. Frikë kam edhe unë, kanë edhe familjarët e mi por kjo nuk do të thotë se nuk do flemë nëpër shtëpia”, tha Ndreu për Repolitx.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...