PD: Deputeti socialist prishi brenda ditës dy kate pa leje në Durrës

Partia Demokratike ka denoncuar deputetin socialist Sadri Abazi, i cila ka hequr me urgjencë dy kate shtesë në pallatin në Durrës, të ndërtuara pa leje.

 

Ish-deputetët demokratë, Fatbardha Kadiu dhe Luçiano Boçi theksojnë se e kanë parë Abazin në zonën e pistës “ILIRIA”, në Durrës, i cili sipas tyre kishte shkuar atje për të zhdukur gjurmët e ndërtimit abuzues në pallatin e vet.

 

Postimi i Luçiano Boçit

Gjatë inspektimeve si grup i ngritur nga PD, me ish-deputeten e Durrësit Fatbardha Kadiu, në zonën e pistës “ILIRIA”, për të parë nga afër dhe inventarizuar dëmet e tërmetit, pamë aty dhe deputetin e PS, Sadri ABAZI.

 

Shumë “i shqetësuar” por i buzëqeshur, siç shihet në foto, kishte ardhur për çfarë?!!!

 

Për njerëzit?

As mos e mendoni. Kishte ardhur për të zhdukur gjurmët e ndërtimit abuzues në pallatin e vet, të dëmtuar në përmasa të frikshme.

 

Pasi kishte hequr me shpejtësi dy katet pa leje që shihen qartë në foto, ka nisur me urgjencë zhdukjen e provave abuzuese. Pas këtij fakti tronditës që nuk është i vetëm, disa pyetje lindin për Ramën:

 

Kush duhet të hyjë tani në burg?!!

Pse lejohet zhdukja e provave?!

Kush ia dha lejen Abazit?!!

Po katet pa leje?!!

Po prokuroria ku është?!

Kjo është e vërteta që kërkon të fshijë Rama më bufonizmat e tij.

Përgjegjësit e katastrofës i ka në krah duke nisur nga Gjushi, Abazi e të tjerë.

Përgjëgjësi kryesor është ai vetë si mbjellës i shkatërrimit në Tiranë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...

Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti përplaset me ambulancën

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik. Një...

Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, investim strategjik për zhvillimin e turizmit

Projekti infrastrukturor Shëngjin-Velipojë, me vlerë 3.8 miliardë lekë, është...