Tërmeti “shkund” dhe mediat, pas presionit qeveritar, mbyllen tre faqe kritike

Që qeveria në një situatë të tillë të gjendjes së jashtëzakonshme është vendosur me shpatulla pas murit për shkak të problematikeve që paraqet situata pas tërmetit, kjo duket qartë. Edhe pse fakti provon se kryeministri Edi Rama i trembur nga ‘paniku’ është pothuajse 24 orë në ditë online me median e tij në përpjekje për të treguar se gjithçka po shkon siç duhet, nuk ka arritur t’ia dalë sepse e vërteta mbase paraqitet ndryshe!

Por kaq nuk mjafton, sepse nga ana tjetër, disa media të cilat nga ana e tij janë konsideruar si nxitëse të panikut, për shkak se janë ofruar për të treguar situatën reale të familjeve shqiptare dhe qytetarëve të vendit, asgjë më shumë se pasqyrimi i realiteti, për Ramën janë një e keqe e madhe sepse për fatin e tij të keq nuk transmetojnë në një linjë me ERTV.

Është e pakuptueshme sjellja e kryeministrit nëse në media trajtohet një pallat që përbën rrezikshmëri për banorët, nëse një banorë shprehet se nuk i është ofruar asnjë ndihmë nga autoritetet, apo dikush tjetër denoncon një drejtues policie që vjedh ndihmat për të prekurit nga tërmeti duke ia dërguar vjehrrës në shtëpi.

Ndërkohë, që është e vërtetë se për shkak të fatkeqësisë natyrore të 26 Nëntorit, ka banesa të pabanueshme, ka edhe familje që janë ankuar dhe fillojnë të ankohen për mungesën e vëmendjes nga autoritetet, madje ka edhe një pranim nga ana e tij dhe organeve të drejtësisë se drejtuesi i Policisë i vodhi ndihmat me automjetin e shtetit dhe uniformë po ashtu veshur.

Pak ditë më parë me urdhër të Ramës u mbyll portali “Jeta Osh Qef”, ndërkohë që sot mësohet të jetë mbyllur Fun Page “Brryli Brodway” e cila njihet për memet, satirat dhe qëndrimet kritike ndaj qeverisë por jo vetëm. Por kjo nuk mjafton me kaq. Një sulm i tillë është bërë edhe ndaj një mediaje të re informative online, “Dosja.al” e cila është bërë e paaksesueshme në rrjet, dhe arsyeja ende është e paqartë.

Askush nuk mund ta besojë se kjo është diktaturë, por për çdo kënd këto janë shenjat e saj, ndaj është koha që përballë propagandës, media të luftojë me transmetimin e të vërtetës dhe përballë ‘dhunës’, të rreshtohet krah qytetarëve.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Luçiano Boçi: Takuam qytetarët e Shkodrës të cilët i dhanë mbështetje PD-së dhe kandidatëve të saj

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, drejtuesi politik i PD për Shkodrën, Luçiano Boçi, së bashku me kandidatët për deputetë...

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur me hyrjet dhe daljet në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhet aktualisht kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...