Rama-durrsakëve: Kryebashkiakja një grua në stres, mos ia vini re

Kryeministri Edi Rama ka bërë komentin e parë lidhur me dorëheqjen e kryetares së bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, gjatë një vizite në zonën e Kënetës.

 

Pasi një grua i tha s’do ta shohë më me sy Valbona Sakon, për fjalët që tha se ishte e kënaqur me 50 viktima, Rama u përgjigj: “Mos ia vini re. Është stres. Ore tani, kryetarja e bashkisë një grua në stres. Ky është goxha zotëri e më shtrëngon dorën, kam frikë thotë.”

 

Më pas, ndërsa një inxhinier po i shpjegonte situatën e pallateve, Rama tha: “Shyqyr që ishte me kaq pjesa e jetës, se me këto problematika do ishte bërë hataja fare. Shyqyr, shyqyr, shyqyr o Zot.”

 

Kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako tërhoqi kritika rreth vetes gjatë një interviste për televizionin “Top Channel”, ku deklaroi: “Për hir të së vërtetës duhet ta themi që ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por që jemi të kënaqur me 50 viktima, sepse në rastet e tjera kanë qenë mbi 1000 viktima”.

 

Këto fjalë nuk u pritën mirë nga qytetarët, të cilët i kërkuan dorëheqjen. Këtë mëngjes Sako u dorëzua dhe dha lajmin e dorëheqjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...