Zbulon “huqet” e parnerit
Kur fillon që të bashkëjetosh me partnerin tënd fillon që të zbulosh pak nga pak të gjitha “huqet” e tij. Më pas do të varet nga ty në do t’i duash a do t’i urresh ato.
Njeh më mirë veten
Të jetosh me të jo vetëm do të bëjë që ta njohësh më mirë, por do të bëjë që të kuptosh virtytet dhe defektet e tua.
Do të kuptoni atë që doni vërtet
Nëse bashkëjetesa juaj përkthehet në të qeshura dhe gëzim gjatë gjithë kohës, martesa është padyshim hapi tjetër në lidhjen tuaj. Nëse vazhdoni të keni, xhelozi, grindje dhe mosmarrëveshje atherë është më mirë të ndaheni.
Prova finale
Të jetosh me partnerin, do të të bëjë të kuptosh, nëse dëshiron që të ndash jetën përgjithmonë me të.
Tolerancë dhe durim
Këto dy cilësi do të zhvillohen gjatë bashkëjetesës, do të mësosh të jesh e duruar dhe tolerante, në mënyrë që të mos shkaktosh mosmarrëveshje të kota.