Mashtroi me ndihmat për tërmetin në emër të Ramës, gjykata lë në burg 30-vjeçarin nga Lezha

291

30-vjeçari nga Lezha, Arian Meli, që u arrestua nga policia katër ditë më parë për mashtrim ndaj fondeve humanitare të tërmetit është lënë në arrest me burg nga Gjykata e Lezhës.

- PUBLICITET -

Meli hapi në “Facebook” një llogari me emrin “Rilindje”, ku postoi një status në emër të kryeministrit, përmes të cilit u bënte thirrje

qytetarëve për solidarizim duke kontribuuar në vlera monetare në dy numra llogarie, që në të vërtetë ishin llogari private të këtij shtetasi.
Policia e

Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Inteligjencës Financiare dhe të sistemit bankar kanë marrë masa për bllokimin e kësaj llogarie.
Top Channel

- PUBLICITET -