E ngujuar në karrige me rrota, si i shpëtoi vajza e paralizuar tërmetit në Thumanë: Më mori në krah daja, pastaj…

Tërmeti i 26 nëntorit Joridën e gjeti në karrige me rrota dhe në pamundësi për t’u larguar me vrap si gjithë të tjerët, ishte daja e saj ai që i shpëtoi jetën.

 

35-vjeçarja nga Thumana është kthyer pas në kohë, ndërsa ka treguar momentet e panikut të asaj nate që u kthye në tragjedi për familjen e saj, Greku, ku tre pjesëtarë të kësaj familje u shuan në rrënoja.

 

“Tërmetin e parë e ndjeva, por si kushtova rëndësi. Pastaj ra dhe tërmeti i dytë. U tremba por si vura veshin.

 

Më pas i thirra dajës; ‘hajde më merr në krah dhe më nxirr jashtë’. Jashtë kam qëndruar me frikë, pasi kisha frikë mos më binte ndonjë cisternë. Dhe aty jashtë kur isha ra një tërmet i fortë.

 

Më kanë marrë në krah me gjithë karrocë policët. Shtetit i lutem të vërë dorën në zemër, të më ndihmoj pasi kam nevojë për një strehë”, tha Jorida për ‘News24’.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...