VIDEO/ “Shoqëruesi i Metës kërcënon banorin”, Tedi Blushi reagon ashpër: Ishte Kryeplaku i fshatit, sillej si arrogant

Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në Shkafanë të Durrësit, ku ka parë disa nga banesat e dëmtuara prej tërmetit. Por gjatë vizitës së tij ka ndodhur në incident, pasi kryeplaku i fshatit është përplasur me një banor dhe mes tyre pa pasur replika e kërcënime të ndërsjellta.

 

Gazeta Tema ka publikuar momentin e debatit, ku shihet banori dhe një qytetar tjetër me emrin Popi, që sipas kësaj medie është shoqërues i Presidentit.

 

Por i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi, i cili me një postim në Facebook shkruan se asnjë shoqërues i Presidentit nuk ka kërcënuar sot asnjë banor. Blushi shton më tej se banori është përplasur me kryeplakun e fshatit.

 

“Keqardhje për dizinformacionet dhe gazetarinë e mjerrë të portalit të M.B-së. Asnjë shoqërues i Presidentit nuk ka kërcënuar sot asnjë banor. Çdo shqetësim i drejtë i tyre është dëgjuar dhe mbajtur shënim nga ekipi i Presidentit. Ankesa e banorit në Shkafane për sjelljen arrogante të Kryeplakut të fshatit i është raportuar autoriteteve përkatëse për verifikim dhe marrje masash. TURP, TURP, TURP për këtë gazetari të mjerrë!”, shkruan Blushi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...