Tërmeti katastrofik, Rama zotohet: Deri në 15 dhjetor të gjithë në shtëpi të re

Një tërmet i fuqishëm dhe me pasoja katastrofike goditi vendin këtë javë.

Tërmeti shkaktoi 51 të vdekur dhe qindra të plagosur, ndersa edhe shumë dëme materiale, kryesisht në Durrës dhe në Thumanë.

 

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë nisur strehimin e banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

“Ka një kohë për atë që iku dhe ka një kohë për atë që vjen. Të mbijetuarit nisin të kapërcejnë pragun e shtëpive të reja”, shkruan Rama në Facebook.

Rama shkruan se deri maksimumi në 15 dhjetor të gjithë do të jenë në shtëpi të re me:

• 1 milionë lekē të reja në dorë.

 

• Trajtim të posaçëm shtetëror 100 mijë lekë të reja në muaj, për gjithë jetën atyre që kanë mbetur fillikat.

• Pension të posaçëm shtetëror të moshuarve 60 mijë lekë të reja në muaj.

 

• Bursë 15 mijë lekë në muaj nxënësve e studentëve deri në fund të studimeve.

• Aty ku humbën jetën ata që ikën dhe prej ku iku kush mbeti i gjallë do të ndërtojmë një çerdhe.

 

“Zoti na ndihmoftë t’u lehtësojmë peshën e paimagjinueshme të humbjeve të tyre dhe na faltë për çka pa dashjen tonë mund u kemi lënë mangut”, shprehet kryeministri./a.k/noa.al/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...