51 viktima është bilanci tragjik i tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Megjithatë në ditën e tmerrshme për shqiptarët, pati edhe rreze drite – fëmijë që erdhën në jetë dhe që janë shembulli perfekt i vazhdimësisë së jetës.
Një prej këtyre bebushave që na mbushën zemrat me gëzim është edhe kjo vogëlushe në foto, e cila shihet të flejë e qetë në krahët e nënës së saj.
Aktualisht e vogla me familjen e saj janë strehuar në hotel duke qenë se shtëpia e tyre është shkatërruar. Fatmirësisht, ajo gëzon shëndet të plotë.