Marin Mema përplaset me Ramën: Po e kërkojmë fajin tek media, s’është ajo macja e zezë e kësaj historie

368

Në tryezën e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit është i pranishëm edhe gazetari Marin Mema.

- PUBLICITET -

 

Ky i fundit është përplasur ashpër me kryeministrin Edi Rama. Arsyeja kanë qenë sulmet që Rama ka dejtuar sërish ndaj gazetarëve dhe medias.

 

Marin Mema i ka thënë se nuk mund të lejojë Ramën të bëjë përkufizime denigruese dhe absurd, ndaj mediave dhe gazetarëve.

 

Gazetari është shprehur kështu:

Ne jemi për koordinim e jo për centralizim. Ne kemi disa detyrime përballë shqiptarëve, jemi këtu si zëri dhe syri i tyre dhe besoj se kjo ka vlerë për çdo ministri. Ne duam të përgjigjemi me fytyrë, me zë. Nuk do të lejoja këtu që media të quhet skandaloze. Si çdo sektor në këtë vend, edhe media ka probleme, por kjo nuk do të thotë të nxijmë gjithë median. Media nuk është për të rritur besueshmërinë e qeverisë, por për të sjellë zërin e qytetarëve.

 

Media nuk është macja e zezë e kësaj historie. Po e kërkojmë fajin tek media. Media nuk është skandaloze, apo të etiketohet me përkufizime të tjera që më duken absurde, siç do sektor tjetër ka problem, por nuk do të thotë që ta anatemojmë. Nuk është për të sjellë zërin e qeverisë, por zërin e qytetarëve.

Por Rama ka vazhduar më tej duke thënë se media është skandaloze.

- PUBLICITET -