Komiteti i Ndërtimit, drejtoresha e Open Data kritika Ramës: Në krah të djathtë s’duhet të kishe Imamin (Bajalldi?)

1470

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar për Rindërtim, ku u bë me dije dhe plani se si do të vijojë puna. Por kjo mbledhje ka ngjallur shumë debat, si në transparencën e fondeve ashtu dhe në njerëzit që janë thirru të jenë pjesë e saj.

 

Në një reagim në Facebook, drejtoresha e Open Data, Aranita Brahaj, shkruan se pjesë e komitetit duket të ishte dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Sipas saj ky komitet është i pabesueshëm pasi në krah të Ramës, nuk duhet të ishte Elvis Naçi dhe Arbër Hajdari, por Guvernatori dhe Kryeinspektori i ndërtimit.

 

“Ne krah te djathte te Imam (Bajalldi ?). Kryeministri i vetem qe do te rindertoje Shqiperine por harron te ftoje ne tryeze Guvernatorin e Bankes Kombetare. Nese ngre nje komitet per rindertim ne krah te duhet guvernatori i Bankes dhe Kryeinspektori i Ndertimit. As njerzit e thjeshte nuk besojne dot ne pune te mira me kete Qeveri”, shkruan Brahaj.

 

Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Rindërtimit. Rama ka ftuar opozitën në tryezë, dhe u shpreh se duhet ndihmuar populli. Elvis Naçi i kërkon Ramës transparence dhe e kërcënon me largim nga Komiteti. Marin Mema përplaset me Ramën, Kryeministri quan mediat kriminale. Kreu i qeverisë kërcënon ndërtuesit dhe arkitektët me burg.