I bashkoi tërmeti, por familja nga Kosova dhe ajo shqiptare e kanë të vështirë ndarjen

192

Për një javë familja nga Kosova dhe ajo nga Durrësi janë lidhur shumë me njëra tjetrën. Me lot, po u kërkojnë mysafirëve të qëndrojnë edhe më gjatë. Fëmijët e familjes Kastrati, për një javë janë lidhur aq shumë Agimin e Shkurtën nga Durrësi, sa që largimi i tyre i ka mërzitur.

PUBLICITET

 

Pas tërmetit që preku Durrësin, ata erdhën dhe u strehuan në Kosovë, në familjen e Arian Kastratit, ndërkaq të dielën në mbrëmje do të nisen për në Itali tek familjarët e tyre. E tërmeti i 26 Nëntorit i ka lënë pa shtëpi, njësoj si shumë familje atje. Ky çift në moshë, kanë lënë edhe dy djemtë me familje në Shqipëri.

 

Por, mungesën e tyre e frikën, i ndihmuan ta tejkalojnë familja Kastrati. Pritja e ngrohtë që iu bë në Kosovë, po i bën edhe këta dy të moshuar të mërziten për largimin. Por, dy familjet zotohen se nuk do e harrojnë këtë miqësi.

 

Mes lotësh përmendin edhe vizitat që do i bëjnë, njëra – tjetrës, pasi e gjithë situata të qetësohet. Tërmeti i fortë i 26 nëntorit, la të vdekur mbi 50 persona dhe të lënduar mbi 600 të tjerë.

PUBLICITET