UEFA: Pas grupeve, Kosova mund të ndeshet me Serbinë në Euro 2020

26 mars, “Dardanët” luajnë kundër Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinales së playoffit

 

Është bërë e ditur se organi qeverisës i futbollit në Evropë, UEFA, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Kosova dhe Serbia të përballen mes vete në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian 2020, nëse dy ekipet kombëtare e arrijnë atë fazë.

 

Meqenëse Kosova kualifikimin në kampionatin më prestigjioz të futbollit në Evropë e synon përmes playoffit në Ligën e Kombeve, pasi në kualifikimet e rregullta doli e treta në Grupin A, prapa Anglisë dhe Çekisë.

 

Më datë 26 mars, “Dardanët” luajnë kundër Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinales së playoffit, ndërsa nëse kualifikohet për në finale, ndeshet me fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi.

 

Fituesi i playoffit të Ligës D do të jetë në grupin C apo F. Në grupin D janë Ukraina e Holanda, ndërsa ndeshjet do të luhen në Amsterdam e Bukuresht.

 

Ndeshjet e grupit F ku garon Gjermania, luhen në Mynih e Budapest.

 

Nëse eventualisht kualifikohet, Kosova nuk do të jetë në grup me Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë e Rusinë.

 

Por nuk do të ketë kufizime pas fazës grupore, përkatësisht në fazën nokaut. Këtë e ka bërë të ditur UEFA të premten kur ka dhënë më shumë detaje për shortin. Euro 2020 nis më 12 qershor në Romë. Finalja është më 12 korrik në “Wembley”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...

Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti përplaset me ambulancën

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik. Një...

Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, investim strategjik për zhvillimin e turizmit

Projekti infrastrukturor Shëngjin-Velipojë, me vlerë 3.8 miliardë lekë, është...