Renato dhe konkurrentët lënë ‘Hell’s Kitchen’ dhe gatuajnë për të prekurit nga tërmeti

Shumë personazhe publike kanë kontribuar për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Mes tyre dhe shefi i kuzhinës Renato Mekolli, i cili ka pezulluar emisionin ‘Hell’s Kitchen’ këtë të premte. Ai së bashku me konkurrentët po gatuajnë që t’iu dërgojnë ushqime të ngrohta familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

Renato është shprehur se ‘Hell’s Kitchen’ nga studio ‘Nova’ e ‘Top Channel-it’, sot është zhvendosur në realitetin e vërtetë, ku njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë për mbështetje dhe ushqime.

“Sot, sigurisht që nuk do të ketë “Hell’s Kitchen” në trasmetim. Ama kuzhina është sot më aktive se kurrë. Konkurrentët së bashku me mua jemi bërë bashkë për një qëllim shumë më të madh: po gatuajmë që t’ju dërgojmë ushqime të ngrohta e shumë dashuri, familjeve të dëmtuara nga tërmeti.

“Hell’s Kitchen” do të zhvendoset sot nga studio “Nova” e Top Channel në realitetin e vërtetë, aty ku njerëzit kanë sot shumë nevojë jo vetëm për ushqim, por dhe për shumë mbështetje morale e shumë dashuri. Do të jemi aty sot dhe sa herë është e nevojshme “Kush ka mundësi vepron” dhe sot më shumë se kurrë duhet të veprojmë”, ka shkruar Renato në një postim të bërë në Instagram.

Një ndër vendet e para, ku ai dhe konkurrentët kanë ndaluar është në Bubq.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...