Qenushja Foglia, një tjetër heroinë me katër putra që na erdhi në ndihmë gjatë tërmetit

Qenushja Foglia është një nga heronjtë me katër putra që erdhën në ndihmë të banorëve të ngelur nën rrënoja gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

“New York Times” ka publikuar një foto të qenushes duke e cilësuar se ndodhet në Shqipëri pas tërmetit.

 

“Kjo është Foglia. Një qen kërkimi, që ka ardhur nga Italia në Shqipëri për të mbështetur ekipet që kryejnë operacionet e kërkim-shpëtimit, pas termeteve që goditën vendin në fillim të javës. Roli i Foglia-s dhe i pronarëve të saj është shumë i rëndësishëm.

 

Tre ekipe kërkim-shpëtimi prej më shumë se 200 vetash janë vendosur në Shqipëri, nëpërmjet mekanizmit tonë të mbrojtjes civile. Tani, po ndihmojmë duke iu përgjigjur kërkesës së Shqipërisë për më shumë mbështetje me ndihma logjistike dhe inxhinierë konstruktorë,”- shkruhet krahas fotove.

 

Ashtu si Foglia që në italisht do të thotë fletë, është edhe Sadaku, një nga heronjtë e vegjël që dha një kontribut shumë të madh për forcat ndihmëse dhe vetë jetët e mbetura nën rrënojat e banesave të shkatërruara.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...