Italianët bëhen kuq e zi për 3 ditë rresht në shenjë solidariteti për Shqipërinë

234

Për të mbështetur Shqipërinë në këto ditë të vështira, jo vetëm shqipëtarët por edhe të huajt kanë ofruar ndihmën e tyre dhe kanë bërë gjëste të mrekullueshme në shënjë solidariteti.

PUBLICITET

 

Mediat italiane kanë raportuar se Kupola e San Gaudenzio do të ndriçohet me ngjyrat kuqezi të flamurit shqiptar për tre ditë me radhë. Kjo është një shenjë solidariteti nga qyteti i Novarës pas tërmetit shkatërrues që mëngjesin e 26 Nëntorit tronditi Shqipërinë.

 

“Një gjest simbolik i administratës për të shprehur solidaritetin maksimal në lidhje me atë që po përjeton Shqipëria. Këto ditë takova presidentin e Urës, shoqata e kryesuar nga shqiptarët që jetojnë në Itali dhe në Novara në veçanti.

 

Ne folëm për atë që ndodhi në vendin tuaj: Novara shpreh solidaritetin e saj duke ndriçuar Kupën, simbolin e qytetit, me ngjyrat e Shqipërisë”, shpjegon kryebashkiaku Alessandro Canelli.

 

PUBLICITET