‘Ishte shokuese’, Ami e përlotur tregon kërkesën e babait të Dienës

Diena Karanxha dhe vajza e saj 8-vjeçare, Eisela u përcollën për në banesën e fundit me fustane të bardhë, lajm të cilin e bëri të ditur dy ditë më parë Amarda Toska.

Live për emisionin “Rudina”, Ami tregoi ditën e sotme se këtë kërkesë e bëri i ati i Dienës. E përlotur Ami tregoi se ishte një moment shokues për të pasi nuk e dinte që në dyqan kishin ardhur familjarët e Dienës.

“Jeta na vë para sfidave. Ditën e mërkurë pas asaj traume mësova kërkesën për të blerë fustanet e bardhë. Ngela për një moment. Thashë kush është ai që kërkon fustan për dasmë në një situatë të trishtë. Më thanë që nuk janë klient të zakonshëm, bëhej fjalë për Dienën dhe vajzën e saj.

Në dyqan kishte ardhur i ati i Dienës. Porosia e të atit shkoi në vend. Donte të varroste tre breza bashkë. Ishte shokuese! Sot mora lajmin qe të tre brezat janë çuar në banesën e fundit”, u shpreh Ami./Xing.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

RIKTHEHET TOM DOSHI, NJOFTON SE DO KANDIDOJË NË ZGJEDHJET E 11 MAJIT

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, njoftoi se ka...

Rruga Shirokë-Zogaj, punimet po ecin me ritme të shpejta, hapen 3 km rrugë…

Projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj, kufi...

Ne Shkoder shtohen korsite e bicikletave

Pas shtimit të korsive të biçikletave në akset kryesore...