“Fëmijët i nxora nga dritarja” Shqiptari nuk e braktis banesën e shkatërruar: Dua vetëm një çadër (VIDEO)

Kjo është shtëpia e Albert Allushit në Thumanë. Asgjë nuk është pastruar nga ajo që shkaktoi tërmeti. Frika nga grabitjet e ka detyruar Albertin të mos e braktisë shtëpinë, pavarësisht dëmeve të shumta dhe rrezikut të shembjes.

Ai kërkon nga shteti vetëm një çadër për ta vendosur në oborrin e shtëpisë së tij.

“Nuk mund ta lë banesën, nuk kam ku të shkoj. Më mirë vendos një çadër në oborr. E rrezikshme është”.

Albert Allushi tregon se për t’i shpëtuar tërmetit shkatërrues dolën nga dritarja.

“Kam nxjerrë kalamajtë nga dritarja, shansi që ishte pa hekura.”

Por pavarësisht gjendjes së mjerueshme në banesë, ky banor i Thumanës kujdeset që të mbyllë derën para se të largohet.

Pamje të tilla të mureve të çara dhe tavaneve të rrëzuara shihen në shumë banesa në zonën e Thumanës dhe përreth saj./oranews

VIDEO:

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

RIKTHEHET TOM DOSHI, NJOFTON SE DO KANDIDOJË NË ZGJEDHJET E 11 MAJIT

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, njoftoi se ka...

Rruga Shirokë-Zogaj, punimet po ecin me ritme të shpejta, hapen 3 km rrugë…

Projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj, kufi...

Ne Shkoder shtohen korsite e bicikletave

Pas shtimit të korsive të biçikletave në akset kryesore...