Aktori turk mesazh në shqip: E kuptoj dhimbjen tuaj, jemi me ju

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, është solidarizuar me dhimbjen që shqiptarët po përjetojnë në këto momente, si pasojë e tërmetit. Përmes një postimi në Instastory, aktori i cili është i martuar me modelen shqiptare Almeda Abazi ka publikuar flamurin shqiptar.

Në mbishkrimin e tij në gjuhën shqipe, ai tregon se dhe vendi i tij në vitin 1999 ka përjetuar një tërmet shumë të rëndë 7.4 ballë, si pasojë e të cilit humbën jetën mijëra njerëz. Prandaj dhimbjen që vendi ynë po përjeton, aktori e kupton shumë mirë.

“Në vitin 1999 ne jetuam një tërmet shumë të rëndë 7.4 ballë ku humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz, prandaj dhimbjen që ndjeni ju sot, ne e kuptojmë shumë mirë, Zoti i ndihmoftë të gjithë shqiptarët dhe mos jetofshi më humbje të tilla.

Jemi me ty Shqipëri”, shkuan Tolgahan në postimin e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...