ZJARRËFIKËSI SERB, TËRMETI NA BASHKOI

Që prej së mërkurës, në disa nga zonat më të prekura nga tërmeti në Durrës kanë mbërritur ekipet e kërkim-shpëtimit nga Serbia të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e 2 personave të pajetë nga rrënojat e hotelit “Mira Mare” në Durrës dhe një personi tjetër I cili ka qenë I plagosur.

Duket se edhe Serbia ka lënë mënjanë mosmarrëveshjet e 2 kombeve, dhe me anë të trupave të specializuara është gjendur pranë shqiptarëve në momentet e tyre më të vështira. Në një itervistë për televizionin Star Plus, Daor Vidoviç drejtuesi I këtij ekipi serb të kërkim-shpëtimit tregon edhe momentet e vështira gjatë operacioneve të ndryshme.

Në kemi mbërritur herët në mengjes dhe kemi vizituar disa vende të dëmtuara nga tërmeti, por tashmë jemi përqendruar këtu ku kemi gjetur 2 persona të vdekur.
Profesionalizmi duket se nuk e ka ndalur ekipin serb të angazhohen maksimalisht shpëtimin e personave nën rrënoja.

Ne jemi të gjithë profesioniste, perballemi shpesh me situata të tilla. Ndoshta jemi të lodhur fizikisht por nuk mundemi të perfshihemi emocionalisht. Që sot në mengjes kemi bashkepunuar me nje ekip ekspertesh rus, po ashtu me shqiptare dhe maqedonas, me kroatët dhe po ashtu trupa nga mali I zi të cilët dhanë kontribut të vyer për shpëtimin nga rrënojat të një personi të gjallë në këtë zonë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Serbia ndodhen edhe në zona të tjera të prekura nga tërmeti. Tashmë ndarjet e dallimet mes komëbsive duket se nuk janë një problem për serbët dhe shqiptarët, të cilët në ngjarje të tilla tragjike nuk e lanë vetëm popullin shqiptar duke treguar ndjenjat humane dhe solidare në këtë mission.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...