Tërmeti i shkatërroi shtëpinë, gazetarja s’dorëzohet në krye të detyrës me të bijën 3-muajshe me vete

Këto ditë kanë qenë të shumtë gazetarët që kanë qëndruar në krye të detyrës dhe kanë raportuar shpesh herë edhe mes lotësh për fatkeqësinë që po kalon vendi ynë.

 

Por gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton çdo ditë nga Durrësi, ashtu si shumë kolegë të saj. Por ajo duhet duartrokitur pasi banesa e saj është shkatërruar dhe është e pabanueshme pas tërmetit të 26 nëntorit. Kjo gjë nuk e ka penguar gazetaren të vazhdojë detyrën e saj.

 

Tre muaj më parë ajo ka sjellë në jetë një vajzë dhe këto ditë ka qenë në krye të detyrës me vajzën e saj. Bija e saj ka qenë me nënë e saj në këto ditë të vështira për Shqipërinë.

 

Ky rast tregon edhe një herë sakrificat e gazetarëve shqiptarë, të cilët në këto ditë kanë vëne edhe jetën e tyre në rrezik për të informuar dhe qetësuar shqiptarët. Ata kanë një mison të përcjellin fjalën e lirë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

BECI TAKON ARQIPESHKËVIN E SHKODRËS PERAGINE: DISKUTUAM PËR NJË PROJEKT TË RI

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci: Me Arqipeshkëvin e Shkodrës,...

Arrest me burg për Veliajn! Kryebashkiaku i Tiranës merret nga SPAK dhe BKH

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar...

SHPALLET NË KËRKIM 35 VJEÇARI, USHTROI DHUNË NDAJ BASHKËSHORTES SË TIJ

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër •Specialistët e Sektorit për Hetimin...