Shirat, të shoqëruara me erë dhe me shtrëngata, do të prekin zonat e prekura nga tërmeti

E premte, 29 nëntor 2019. Parashikimi sipas IGJEUM

 

RESHJET

Nesër (e premte, dt.29) priten reshje në të gjithë territorin. Reshjet pritet të jenë intensive në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë ndërsa në qarqet Shkodër, Elbasan dhe Vlorë priten reshje mesatare dhe lokalisht intensive.

 

Në qarqet e tjera të vendit reshjet priten të jenë të dobëta ose lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata.

 

Reshjet e shiut të shoqëruara me erë dhe me shtrëngata do të prekin zonat e prekura nga tërmeti.

 

Intensiteti i lartë i reshjeve per momente të shkurtra mund të krijojë vërshime të ujit sidomos në zonat kodrinore ose ato urbane me dëmtime të sistemit të kanalizimeve.

 

Kushtet meteorologjike mund të jenë të vështira sidomos për njerëzit që ndodhen në ambjente të hapura për arsye edhe të mundësisë së shkarkesave elektrike në këto zona

 

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 18 °C

 

në vendet e ulëta: 9 / 17 °C

në vendet malore: 6 / 12 °

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Rruga Shirokë-Zogaj, punimet po ecin me ritme të shpejta, hapen 3 km rrugë…

Projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj, kufi...

Ne Shkoder shtohen korsite e bicikletave

Pas shtimit të korsive të biçikletave në akset kryesore...