Gjergj Luca, djali i aktorit të madh Ndrek Luca bën për “dush të ftohtë” politikanët: Keni nga 2-3 shtëpi që i përdorni vetëm 10 ditë në vit…pse s’i hapni për banorët?!

Një “tronditje” për politikanët vjen nga djali i aktorëve të mëdhenj Ndrek e Mimika Luca, biznesmeni i njohur Gjergj Luca.

Teksa dha kontributin e tij për familjet e prekura nga tërmeti, ai ka bërë për dush të ftohtë për të gjithë përfaqësuesit e politikës.
“Këta politikanë që kanë nga dy-tre shpia që shkojnë atje vetëm 10 ditë në vit,

pse s’i japin lirojnë ato për banorët e prekur nga tërmeti meqë u dhemb zemra për shqiptarët. Cili nga ata i kanë hapur shtëpitë, nuk dua të vazhdoj më se mund të vazhdoj gjithë ditën duke sharë. Punëtorët e mi kanë dashur të japin rrogën e një muaji, por unë u kam thënë jo. Të japin një ditë pune.

Le të marrim një nismë, që 6 muaj këtë tatim fitimi 50% t’u shkojë këtyre familjeve në nevojë për ndërtimin e banesave të prekur nga tërmeti. Zoti ktheftë mendjen politikanëve, sepse çdo e keqe vjen për një të mirë të madhe”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...