FLET ADMINISTRATORI QË AKOMODOI NË HOTELIN E TIJ NË VELIPOJË 170 PERSONA TË PREKUR NGA TËRMETI

Situata aktuale në Shqipëri vijon te jete jo pak shqetësuese për shkak të tërmetit të 26 nëntorit por edhe për pas-lëkundjet e tij që vijuan edhe ne ditët në vijim.

Ndërkohe banoret e Durrësit e Thumanës ishin ata qe e përjetuan ne mënyrën me të keqe pasojat e tërmetit ku shume prej tyre humben njerëzit e tyre me te dashur te zemrës e njëkohësisht edhe banesat e tyre. Të gjendur para një tragjedie të madhe dhe pa asgjë të tyren shume shqiptare u vunë ne levizje për ti ardhur ne ndihme këtyre banoreve.

E njeri prej tyre i cili duhet marre shembull edhe nga shume të tjerë është edhe Zyhdi Dani. Ai disponon një hotel ne plazhin e Velipojës të marre me qera dhe gjesti i tij human shkon përtej pritshmërive. Zyhdi Dani ka marre përsipër përgjegjësinë te strehoje e kujdeset për plot 170 banore të qytetit te Durrësit te cilëve u janë shkatërruar shtëpitë e tyre.

Ne ketë mënyre Zyhdia shprehet se do kujdeset për çdo gjë dhe aq sa ka mundësi duke iu ofruar strehe, ushqim, veshëmbathje etj. E gjitha kostoja do te jete e mbuluar pikërisht nga ai. Ne një prononcim te tij për shkoder.info ai shprehet se çfarë do te hane fëmijët e mi do të hanë edhe “të ftuarit” e tij.

Natyrisht duke marre parasysh qe hoteli ka karakter sezonal veror Zyhdia është përballur me vështirësinë e pajisjes me batanije mjaftueshëm qe te prekurit e tërmetit te mos ndjejnë të ftohtin por gjithsesi me modestin e tij dhe me zemër gjerësinë e madhe që e karakterizonte ai shprehet për shkoder.info që nëse nuk ja arrin të gjeje batanie e jorgane mjaftueshëm atëherë do të ndeze kaldajat e hotelit në mënyre që në asnjë moment te mos ndihet i ftohti.

Madje dëshira e tij qe tu vije ne ndihme këtyre banoreve dhe ti beje ata te largojnë sado pak stresin qe kane akomuluar nga ngjarja tragjike Zyhdi Dani tregon se për tu kujdesur siç duhet për miqtë e tij me hotel ai ka menduar te angazhoje personelin e sezonit veror ne mënyre që këta banore qe qendroreje ne hotelin e tij te mos preukupohen për asgjë por vetëm te qëndrojnë të qetë e ti rikthehen normalitetit.

Ajo çka mund te shtohet në ketë rast është vetëm urimi dhe dëshira qe edhe shume biznesmen të tjerë të marrin shembull këtë rast ne mënyre që tu vijnë ne ndihme atyre qe vërtete kanë nevoje në këto momente pasi një shprehje “Të gjithë për një, e një për të gjithë”

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...