“Do iki jashtë shtetit”, qytetari tregon banesën e tij të shkatërruar dhe tmerrin që përjetuan (VIDEO)

Një tjetër banorë në Durrës, tregon dëmet që ka shkaktuar tërmeti i fuqishëm i orëve të para të mëngjesit të së martës. Ai tregon se jeton prej 22 vitesh në këtë pallat, dhe shprehet se kanë mbetur vetëm kolonat pasi muret kanë rënë në tokë. Banori thotë se i rregulluan çarjet që pësojë pallati me tërmetin e 21 shtatorit.

 

Ai shprehet se pret ekspertët t’i thonë se çfarë do të bëhet me banesën e tij dhe gjithashtu tregon se do të ikë jashtë shtetit.

 

“Kam 22 vite në këtë pallat, nuk kemi parë tragjedi si kjo. Kanë qenë ndërtime të dobëta i ndërtuesve, të prishen të gjitha muret dhe të mbeten vetëm kolonat. I rregulluam pas tërmetit të parë, harxhuam shumë lekë. Shtëpia ime ka dal jashtë përdorimit, e kam të rrethuar. Këto tre ditë kam qëndruar jashtë, nuk dua ansjë llojë ndihme, por dua të di çfarë do bëhet me shtëpinë time, pasi këtu kam derdhur të gjithë mundin tim.

 

Policia ka ardhur, ka vendosur shiritin. Të vijnë ekspertët të vendosin çfarë do bëhet. Vetëm unë kam ngelur këtu, se të gjithë kanë ikur. Sot do të jap fund, do iki edhe unë jashtë shtetit se gruan e kam të sëmurë. Kjo është gjendja, e rregullova garazhdin e herën e parën që ra tërmeti se u shemb.”, shprehet qytetari.

 

VIDEO:

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...

Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti përplaset me ambulancën

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik. Një...

Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, investim strategjik për zhvillimin e turizmit

Projekti infrastrukturor Shëngjin-Velipojë, me vlerë 3.8 miliardë lekë, është...