Ardit Gjebrea jep lajmin e mirë: Fitimet nga Kënga Magjike do të shkojnë për ndërtimin e shtëpisë së familjes Caci në Thumanë

258

Kantautori dhe prezantuesi i njohuhur Ardit Gjebrea ka dhënë një tjetër lajm të mirë për një familje të prekur nga tërmeti.

PUBLICITET

Gjebrea me anë të një postimi në instagram ka treguar se të ardhurat e biletave të Këngës Magjike të këtij viti do të shkojnë për ndërtimin e shtëpisë së shkatërruar të një banori në Thumanë.

Ja postimi i plotë i Ardit Gjebreas:

Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë.

Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut!
Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e @kengamagjikeofficial që janë bashkuar në këtë kauzë.
#tegjithebashkemundemi dhe ndërtojmë shtëpi.

PUBLICITET