50 viktima nga tërmeti, përfundojnë operacionet e kërkim-shpëtimit

Ka qenë goditje fatale ajo e tërmetit të së martës, që i ka marrë jetën plot 50 personave, ndërsa 700 të tjerë rezultojnë të plagosur dhe po marrin ndihmën e duhur mjekësore. Ky është bilanci tragjik, ndërkohë që nga mediat bëhet me dije se kanë përfunduar operacionet e kërkim-shpëtimit, në Thumanë dhe Durrës.

 

Dy trupat e fundit të pajetë të nxjerra nga gërmadhat në Durrës, e kanë çuar në 24 numrin e viktimave në këtë qytet, ndërkohë, 24 të tjerë kanë humbur jetën në Thumanë dhe dy të tjerë në Kurbin.

 

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë i shkallës Rihter, që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ka lënë pas 50 viktima, rreth 700 të plagosur dhe mijëra të pastrëhë.

 

Prej rreth tre ditësh, forcat e ushtrisë shqiptare, zjarrfikëset, forcat speciale, emergjencat civile dhe grupet e shpëtimit nga vendet partnere, Italia, Franca, Turqia, Serbia, Kosova, Rumania, Kroacia, Zvicra, Greqia etj, u bënë bashkë, për të nxjerrë trupat nga rrënojat.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Thethi si zonë lufte, banorët dhe turistët pre e reprezaljeve të IKMT dhe Policisë

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka...

Kuvendi i Burrave mblidhet para kishës: Asnjë investitor nuk do gëzojë tokë në Theth

Kuvendi i Burrave të Shalës kërkon ndaljen e prishjeve...

Bajraktari i Shalës, reagon ashpër ndaj Fatmir Metës dhe sjelljes së shtetit

Reagimet pas ngjarjes së rëndë në Theth nuk kanë...