Sot Behgjet Pacolli turpëroi të pasurit e Shqipërisë

Një nga biznesmenët më të pasur shqiptarë, njëherësh zv. Kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, vendosi të dhurojë nga pasuria e tij plot 1 milionë euro. Ky gjest human, është një ndihmë e madhe për të dëmtuarit nga tërmeti i së martës, që shkaktoi 42 viktima, 750 të lënduar dhe mbi 1000 banesa të rrënuara.

 

Vetë Pacolli pa nga afër zonat e prekura nga tërmeti, në Durrës dhe Thumanë, u solidarizua me pasojat dhe me të mbijetuarit, dhe njoftoi menjëherë se do të bënte bamirësi shumën prej 1 milionë eurosh.

 

Po të pasurit tanë ku janë fshehur?!

Gjesti i Pacollit padyshim që ka turpëruar të gjithë të pasurit e Shqipërisë, shkruan Gazeta Shqip. Ata që kanë përfituar qindra milionë euro koncesione, ata që mbahen me taksat tona, ata që përfitojnë çdo ditë nga konsumatorët e thjeshtë, këta të pasur…sot kanë braktisur Shqipërinë.

 

Të pasurit tanë që nuk kanë asnjë ndjeshmëri për të prekurit e tërmetit, kanë braktisur Shqipërinë, janë larguar për të shpëtuar vehten dhe familjen. Të pasurit bëhen të gjallë dhe dalin në publik vetëm kur marrin asetet publike, kur përfitojnë tendera të majmë apo koncesione. Ata duan të përfitojnë çdo gjë dhe të dhurojnë asgjë!

 

Një pjesë e mirë e këtyre të pasurve kanë pallate dhe zotërojnë me dhjetra hyrje të lira. Asnjëri prej tyre nuk del e të ofrojë strehim për ata që sot flenë në çadra, si pasojë e tërmetit të frikshëm. Disa nga të pasurit kanë supermarkete por nuk japin ushqime, kanë hotele por nuk strehojnë të prekurit e tërmetit, kanë dyqane me rroba por nuk dhurojnë asgjë, kanë elektroshtëpiake por nuk i vënë në dispozicion, kanë para por nuk të japin asnjë qindarkë.

 

Më solidar se këta shpirtgurët tanë të pasur, janë shfaqur emigrantët, duke dhuruar qindra mijëra euro dhe që kurrë nuk kanë përfituar asgjë nga vendi ynë. Shembulli më i fundit ishte Behgjet Pacolli, si një pasqyrë bujarie për të prekurit e tërmetit dhe pasqyrë turpi për të pasurit e Shqipërisë.

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur me hyrjet dhe daljet në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhet aktualisht kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Luçiano Boçi: Takuam qytetarët e Shkodrës të cilët i dhanë mbështetje PD-së dhe kandidatëve të saj

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, drejtuesi politik i PD për Shkodrën, Luçiano Boçi, së bashku me kandidatët për deputetë...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...