Më e vogla 3 vjeç, kush janë 40 viktimat nga tërmeti shkatërrimtar i së martës, shuhen disa familje

Një bilanc i dhimbshëm, në kufijtë e surreales, është ai që ka lënë pas tërmeti i mëngjesit të së martës që shkundi Shqipërinë, dhe që la pasoja të parikuperueshme në Durrës dhe në Thumanë.

 

Derimë tani janë nxjerrë nga rrënojat 40 persona, emrat e të cilëve janë identifikuar më poshtë dhe nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, ku më të voglat janë Roledi Vata, 3 vjeçe dhe Ariela Lala, 4 vjeçe.

 

Mes viktimave, tashmë të identifikuara ka shumë fëmijë, gra, të rinj me ëndrra të ndërprera në mes, pse jo dhe gjyshe heroina që mbrojtën me trupin e tyre nipërit, të cilët janë simbol i vazhdimit të jetës, se ka ende shpresë, pavarësisht kësaj tragjedie, nga më të rëndat që ka pllakosur vendin.

 

Kërkimet për trupa të tjerë kanë përfunduar në Thumanë dhe në lagjen numër 18 në Durrës, ndërkohë që vazhdojnë në banesën e familjes Lala në Kënetë, si dhe në hotelin Mia Mar, ku dyshohet të jenë nën rrënoja në total dhe 7 persona të tjerë.

 

Në Durrës, në total 16 viktima , të identifikuar si më poshtë :

Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç, gjetur në L 13 (Pedagog i Akademisë së sigurisë, u përcoll dje për në banesën e fundit në Kukës).

Amelia Lala, 8 vjeç, gjetur në L.17.

Sadik Qato, 85 vjeç, gjetur në L 13 (Gjyshi i Klajdi Qatos, i cili u shpëtua mrekullisht nga rrënojat e Hotel Palmës, i cili ishte në pronësi të familjes Qato).

 

Isah Abazi, 29 vjeç, banues në L.13

Esiela Karanxha, 8 vjeçe, gjetur në L 18.

Flatar Zenelaj, 64 vjeç, gjetur në L 13

Eviola Broshka, 28 vjeçe, gjetur në L 18

Kristi Reçi, 24 vjeçe, gjetur në L 18 (Vajza që dyshohet të jetë e dashura e Greg Ramës, mediat italiane kanë raportuar se ata frekuentoheshin preh vitesh me njëri tjetrin)

 

Sehadete Lala, 79 vjeçe, gjetur në L 18

Diana Karanxha, gjetur në L 18 (30-vjeçarja, e cila u gjet e gjallë nën rrënoja, por humbi jetën gjatë transportimit për në spital. Ajo mbante nën rrënoja dhe trupin e vajzës së saj 8-vjeçare)

Eduart Reçi, gjetur në L 18 (Vëllai i Kristi Reçit)

Shemsedin Abazi, gjetur ne L 13

Dolora Reçi, 49 vjeçe, gjetur në L .18

Klaus Reçi, vjeç 21 vjeçe, gjetur në L 18.

Griselda Lala vjeçe 22, gjetur në L. 17

Rozeta Meçe L 18

Krujë – 23 viktima në total, të identifikuar si më poshtë:

Bukurije Leka

 

Erisa Cara

Ariela Lala 4 vjeçe

Fatmira Cuka 44 vjeçe

Selvie Lala 77 vjeçe

Saimir Greku

Kristjan Preçi 26 vjeç

Sardi Cuka 18 vjeç

Hajrie Vata 65 vjeçe

Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç

Drita Cakoni

Pëllumb Greku 57 Vjeç

Çelike Grupieku 57 vjeçe

Hajredin Çupi, 66 vjeç

Kastriot Cakoni, 58 vjeç,

Fatmira Cara vjeç 54

Hasan Cara vjeç 16.

 

Roledi Vata vjeçe 3

Suada Hysa vjeçe 18.

Ankthi Cara vjeç 65

Adelina Kabili vjeç 20

Almir Cara vjeç 26

Stela Zvergeci vjeç 20, e fejuara e Almir Cares, nga Korça.

Lezhe Mamurras

Ersid Agim Hoxhalli,… 32 vjec (i aksidentuar)

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur me hyrjet dhe daljet në paraburgimin e Durrësit, ku ndodhet aktualisht kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

Luçiano Boçi: Takuam qytetarët e Shkodrës të cilët i dhanë mbështetje PD-së dhe kandidatëve të saj

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, drejtuesi politik i PD për Shkodrën, Luçiano Boçi, së bashku me kandidatët për deputetë...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve/ SPAK, sekuestro kamerave në paraburgimin e Veliajt

Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet lidhur...

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...