‘Jo pak por 7 arkivolë’, i afërmi i familjes Cara përlotet: Ishalla marrin një lajm të mirë

Tërmeti i fortë që ra ditën e djeshme ka gjunjëzuar vendin. Një prej familjeve më të prekura është familja Cara në Thumanë.

 

Njëri prej të afërme të tyre Sulë Cara në intervistë ka thënë se dhimbja është e madhe se janë akoma janë 4 persona nën rrënoja.

 

Me trishtim të madh ai ka thënë:

Tek kjo fatkeqësi e djeshme, në pallatin që u shemb nga ai tërmet i tmerrshëm kam pasur 9 të afërm. Në katin e parë ka qenë nusja e xhaxhait vetë e treta me vajzën dhe mbesën, ndërsa në katin e gjashtë kemi pasur Albertin vet i gjashtë dhe e fejuara e djalit që kishte ardhur nga Korça për të takuar të fejuarin dhe prindërit e tij. Kishte ardhur para dy ditësh. Ishalla kemi ndonjë lajm që mund të na gëzojë.

 

Ka qenë një punë e jashtëzakonshme e njësive që kanë marrë pjesë në këto operacione, por ajo që më ka bërë më shumë përshtypje ka qenë solidariteti i komunitetit të Thumanës, i madh e i vogël, me një varfëri por me solidaritet. Po bëjmë qëndresë, më e vështira do jetë nesër për ceremoninë mortore kur para njerëzve të dashur do jenë jo pak por 7 arkivolë.’’

Ai shpreson shumë që të marrë një lajm të gëzuar. Ndërkohë që situata vazhdon të jetë akoma e rënduar. Në zonën e Durrësit dhe të Thumanës është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...