Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë një hapësirë të dedikuar tërmetit në Shqipëri. Ndër ta ka qenë dhe televizioni i njohur italian “Rai 1” ku mbrëmjen e djeshme të ftuar speciale për të raportuar gjendjen e pas tërmetit të fuqishëm në Shqipëri, ka qenë Alketa Vejsiu.
Solidare dhe shumë e ndjeshme, gjatë intervistës së saj në Rai, Alketa është munduar të përcjellë mesazhe pozitiviteti se sa të vegjël jemi para fqtkeqësive të tilla natyrore që vetëm Zoti i ka në dorë.
E pyetur nga prezantuesja e njohur italiane, Lorella Cucarini, mbi ndjesitë dhe atë që po përjetohet në vendin tonë, Vejsiu tregoi mes lotësh disa nga historitë e dhimbshme që kanë prekur të gjithë shqiptarët.
Në përfundim të emisionit, Alketa ka folur nga Rai 1 në shqip duke thënë:
“Ju dua shumë Shqipëria forca, nuk jeni vetëm. Ju dua shumë me zemër, gjithë shqiptarëve kudo që janë, Shqipëria, Kosova, Maqedonia.”