Tragjedia e oficerit të policisë! I shuhet familja e vëllait dhe xhaxhait në Thumanë (7 të vdekur në rrënoja, vetëm 2 të mbijetuar)

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës u kthye në një tragjedi me dhjetëra të vdekur, mes tyre familjarë, nëna e fëmijë, të rinj, gjyshe që u kthyen në mburojë me jetën e tyre për nipër e mbesa, bashkëshortë e shumë zemra të thyera. E tillë është edhe historia e një oficerie policie në Tiranë, i cili në Thumanë të Fushë-Krujës u gjend për të kërkuar familjet e vëllait, Albert Carës, dhe xhaxhait të tij.

 

Fatkeqësisht bilanci ishte mjaft i trishtë. Lëkundjeve të tmerrshme sizmike 6.4 ballë i shpëtuan vetëm vëllai i tij, Albert dhe vajza e xhaxhiat, Lindita Cara. Fëmijët, nusja e vëllait, xhaxhai dhe nusja e tij u ndanë nga jeta në mënyrën më tragjike, në rrënojat e një prej tre pallateve që u shembën totalisht në Thumanë.

 

Kështu, humbën jetën

Tre vëllezërit Cara

Hasan Albert Cara
Almir Albert Cara
Erisa Albert Cara 25-vjeçe
Stela Cara (E fejuara e Almirit)

 

Nëna e tyre Fatmira Qazim Cara (bashkëshortja e Albert Carës, vëllait të oficerit të policisë

Anthi Cara – xhaxhai
Sadajana Hysa Cara – gruaja e xhaxhait

 

Një tragjedi me shuarjen e 7 pjesëtarëve të një familje. Lindita Cara, vajza e xhaxhait të oficerit të policisë u shpëtua mrekullisht, teksa u nxorr e gjallë nga rrënojat kur mund të kishte mbi 15 orë nën rrënoja. Ajo tashmë po merr trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...