Tërmeti/ Ish-deputeti Eduart Ndocaj ofron mbështetjen e tij : Strehim për 10 familje deri në momentin e zgjidhjes nga qeveria

430

Tragjedia e shkaktuar nga tërmeti që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme,

- PUBLICITET -

ka gjetur një solidaritet njerëzor të admirueshëm nga në radhët e popullatës civile, të vëllezërve tanë kosovarë, por dhe të një sërë figurash të spikatura të jetës publike në vend, të cilët po japin kontributin e tyre human me c’të mundin dhe me cfarë kanë vetëm e vetëm që tu vijnë në ndihmë të prekurvve nga kjo katastrofë natyrore.

Nuk mund të mungonte pa solidaritetin e tij dhe Eduart Ndocaj, i cili njihet për kontributin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të familjeve të varfra apo dhe të shtresave në nevojë, duke ofruar për familjet e prekuara nga tragjedia e tërmetit 10 apartamente në Shëngjin, të cilat vihen në dispozicion të 10 familjeve që duan të strehon deri në momentin e zgjidhjes së problematikës së tyre nga qeveria.

Në deklaratën e tij, Ndocaj falënderoi të gjithë ata që u bënë pjesë e operacionit të shpëtimit të jetëve njerëzore, si dhe kërkoi nga bashkatdhetarët e tij kudo ndodhen të dëshmojnë ndjenjën e patriotizmit dhe të solidariteti që i karakterizon shqiptarët për t’u ardhur në ndihmë këtyr njerëzve që kanë pësuar një goditje të madhe dhe dëme të mëdha.

- PUBLICITET -