Rudina Magjistari ndërpret në mes emisionin e pasdites, çfarë e bëri të shpërthente në lot moderatoren e njohur?

787

Një situatë alarmante është krijuar në Shqipëri këtë të martë, që në orët e para të mëngjesit. Lëkundje të forta tërmeti kanë shkaktuar dëme të tmerrshme. Numri i viktimave sa vjen dhe rritet dhe shumë njerëz të tjerë kanë mbetur pastrehë. Të gjithë janë solidarizuar dhe janë bashkuar së bashku për të dhënë ndihmën e tyre për të dëmtuarit.

 

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari, gjatë transmetimit të emisionit të saj, është prekur nga videoja e gjyshes që humbi jetën në mbrojtje të nipit të saj dhe nuk i ka mbajtur dot lotët. Ajo e ka ndërprerë emisionin, duke dhënë reklama, për këtë arsye.

 

E moshuara në Thumanë humbi jetën poshtë gërmadhave të shembura nga tërmeti, për t’i dalë në mbrojtje nipit.

Djali i vogël që është shpëtuar ka qenë në prehrin e gjyshes së tij dhe më pas është larguar nga aty duke qarë. Kjo situatë e dhimbshme i ka prekur padyshim të gjithë, sidomos familjarët.