Metereologët njoftojnë mot me rrebeshe, cilat janë masat? Rama: Nuk ka një shkop magjik

Qindra banorë po e kalojnë natën jashtë në Durrës dhe në Thumanë, ndërkohë që shumë prej tyre janë pozicionuar tek çadrat e Emergjencës.

Mësohet se hotelet në Durrës kanë vendosur në dispozicion 1500 shtretër. 300 persona do të shpërngulen nëpër hotelet e qytetit të Durrësit kryesisht në vijën bregdetare.

Por kjo është njëra anë e medalje, pasi ende nuk njoftohet asnjë masë shtesë nga autoritetet teksa agjensitë e parashikimit të motit njoftojnë përkeqësim të kushteve atmisferike.

Kanë nisur reshjet e shiut që mbrëmjen e sotme në një pjesë të konsiderueshme të territorit, ndërsa qindra njerëz ndodhen nëpër çadra e po aq nëpër stadiume dhe ambiente të hapura ku me përkeqësimin e kushteve atmosferike, përkeqësohet natyrisht edhe mundësia e menaxhimit të situatës.

Nga ana tjetër, tronditjet e pasdites së sotme kanë shtuar panikun tek qytetarët e sidomos në zonat e prekura nga tërmeti prej 5.6 ballësh, në Durrës dhe Thumanë, por gjithashtu me dhjetra makina kanë krijuar autokolona të gjata në rrugët kryesore të Tiranës ku është krijuar edhe trafik dhe kaos.

Disa prej qytetarëve kanë zgjedhur të parkojnë në vende ku ndjehen më të sigurtë se nëpër banesa ndërsa shumë të tjerë kanë dalë nga kryeqyteti.

Nga Thumana kryeministri Rdi Rama ka dalklaruar mbrëmjen e sotme lidhur me problemet që mund të sjellë përkeqësimi i motit se ka nisur transportimi i disa familjeve, por pyetjes se cilat janë masat, kryeministri i është përgjigjur.

“Nuk ka një shkop magjik në këtë punë. Është një situatë krize, dhe duhet mirëkuptuar nevoja për të patur proces. Unë u informova që po fillon transportimi i disa familjeve”, tha Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...

Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti përplaset me ambulancën

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik. Një...

Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, investim strategjik për zhvillimin e turizmit

Projekti infrastrukturor Shëngjin-Velipojë, me vlerë 3.8 miliardë lekë, është...