Imami i njohur rrëfen historinë e pabesueshme: Do strehonim 5 vetë te pallati i shembur nga tërmeti. Shyqyr Zotit…

Kryeministri i vendit Edi Rama, por edhe imami i njohur, Elvis Naçi zbritën sot në terren, ku panë nga afër situatën në një prej zonave më të shkatërruara siç është ajo e Tumanës. Në këtë vizitë, zv.kryeministri Erion Braçe bëri një përmbledhje të operacioneve dhe punës që po bëjnë në terren skuadrat e kërkim-shpëtimit, të cilat prej ditës së djeshme vijojnë pa pushin në kërkim të jetëve që ndodhen pishtë rrënojave.

Por Elvis Naçi ka treguar se në pallatin, i cili u shemb nga tërmeti ka patur një projekt, që të strehonte disa persona në nevojë. Ai pohoi se banesa i ishte ofruar emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” nga një qytetar që jeton në Zvicër, por ai shtoi se ky plan fatmirësisht nuk u realizua.

“E di çfarë na ka ndodh të ky pallat? Kemi pas dhurim një shtëpi këtu. Po mendonim që të fusnim një familje, por shyqyr Zotit nuk e futëm. Ne sa herë kemi pas dhuratë një shtëpi, ne e marrim të hënën dhe e dhurojmë të enjte, por kjo banesë kishte 6 muaj që na e kishte dhuruar një shqiptar i Zvicrës, por se di pse s’na e bëri Zoti mbarë. Kur ka rënë tani që e pamë. E kanë kismet se ata 5 vetë do vdisnin, Shyqyr që s’i paskemi fut”, tha Naçi.

Nga ana tjetër, Ilir Hoxholli theksoi se ishin pesë jetimë që do fusnin brenda. “Ishin jetimë ata që do fusnim brenda. Se di pse s’na e pruri Zoti mbarë”, tha Hoxholli.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

RIKTHEHET TOM DOSHI, NJOFTON SE DO KANDIDOJË NË ZGJEDHJET E 11 MAJIT

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, njoftoi se ka...

Rruga Shirokë-Zogaj, punimet po ecin me ritme të shpejta, hapen 3 km rrugë…

Projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj, kufi...

Ne Shkoder shtohen korsite e bicikletave

Pas shtimit të korsive të biçikletave në akset kryesore...