GALERI ODA DHE QYTETARËT SHKODRANË, NDIHMA PËR FAMILJET E PREKURA NGA TËRMETI

221

Një grup i shoqërisë civile në qytetin e Shkodrës bashkë me disa student, të punës sociale ndërmorën një nisëm vullnetare, për të mbledhur ndihma për familjet e goditura nga tërmeti. Që në orët e para të mëngjesit ata u vendosen në sheshin “Luigj Gurakuqi” ku

PUBLICITET

 

solidarizimi I qytetarëve ka qënë i lartë, të cilët dhuruan ndihma në veshmbathjeje ushqime dhe shuma monetare, për ti ardhur në ndihmë personave të dëmtuar nga tërmeti I fuqishëm.

Ky grup i shoqërisë civile do të jetë edhe ditën e nesërme përpara sheshit “Luigj Gurakuqi” për të mbledhur ndihma të ndryshme nga qytetarët.

 

Gjithashtu Galeri ODA Shkodër, do jetë pjesë e fushatës humanitare për të dëmtuarit nga termeti. Solidarizohen te gjithë artistet fotografë e cila do të hapet me date 30 nëntor, pjesëmarrjes në ketë ekspozitë: Hazir Reka, Ardian Fezollari, Osman Demiri, Dash Izairi, Mariposa Fa, Fjolla Besimi, Arton Humolli, Arben Llapashtica,

Ergys Zhabjaku, Adnan Beci, Bardha Goga, Roland Beqiraj, Erald Kraja, Fisnik S. Dobreci, Olsi Qazimi, Iden Temali, Xheni Cuni, Berti Skenderasi, Rozafa Shpuza. Të gjitha të ardhurat që do të mblidhen nga shitja e fotografive do të shkojnë në ndihmë për familjet e prekura nga tërmeti.

 

PUBLICITET