Faqja e specializuar për tërmete All Quakes – EMSC, ka raportuar në kohë reale të gjithë tërmetet që kanë lëkundur Shqipërinë. Përmes dy postimeve të Twitter, EMSC ka shprehur solidaritet për shqiptarët që po kalojnë ditë të vështira, pas dëmeve që la tërmeti.
Gjithashtu ata kanë dhënë lajmin e mirë duke treguar tabelën se numri i tërmeteve po zvogëlohet. “Për miqtë tanë në Shqipëri që kaluan 2 netë shumë të vështira radhazi (duke fjetur jashtë, në stadium etj),
këtu është evolucioni në kohë i sizmicitetit. Siç e keni vërejtur numri i lëkundjeve po zvogëlohet, që është ajo që vërehet përgjithësisht pas një tërmeti të fuqishëm”, thuhej në një nga postimet.