“Do flasim, nëse nuk ndodh diçka e papritur”! Çfarë tha Sokol Balla mbrëmjen e kaluar, pak orë para tërmetit katastrofik

Ishte një parandjenjë e gazetarit Sokol Balla tërmeti i mëngjesit të së martës me magnitudë 6.3 ballë? Ndoshta po. Ndoshta një koincidencë, por në fund të emisionit të tij “Real Story” të ditës së hënë gazetari Sokol Balla ftoi të gjithë shikuesit të ndiqnin emisionin me të ftuarin e tij Veton Surroi për “Bashkimin kombëtar”, gjithmonë nëse nuk ndodhte një gjë tjetër e papritur.

 

“Nesër në “Real Story” do të flasim nëse e duan shqiptarët apo jo bashkimin kombëtar. Gjithmonë, do të flasim nëse në Tiranë nuk ndodh ndonjë gjë e papritur, se këtu ndryshojnë gjërat me orë jo me ditë” ishte deklarata e gazetarit Balla. Një deklaratë që u bë realitet, pasi vetëm pak orë më vonë ndodhi tërmeti tragjik me shumë viktima e shkatërrime nga pas.

 

“Nuk di pse e thash apo si e thash po më vonë mëngjesin e së martës shtëpia ime u tund. Mund të ishte një parandjenjë për atë që ndodhi, por vetëm 4 apo 5 orë ndodhi një tragjedi e vërtetë, një tërmet që solli pas shumë trauma, viktima e shkatërrime’ u shpreh gazetari Balla në emisionin “Real Story” të së martës ku pritej të diskutohej bashkimi kombëtar, por në fakt po diskutohet për pasojat e tërmetit shkatërrues.

 

Ajo që e bën edhe më të habitshme faktin ishte se dita kur do të flitej për “bashkimin kombëtar” të Shqipërisë dhe Kosovës, në fakt bëri që tërmeti me magnitudë 6.3 ta bënte këtë “bashkim kombëtar” apo “bashkim populli” në një tjetër mënyrë, atë të solidaritetit dhe shpëtimit të jetëve të shqiptarëve. Shqiptarët e Kosovës erdhën në Durrës dhe Thumanë, zonat më të goditura nga tërmeti, duke shpëtuar jetë njerëzish nën rrënoja.

 

“Sot ne treguam që ne jemi një popull i bashkuar” tha gazetarit Balla “temë që unë do e konsumoja sot me Veton Surroin.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...