Rrënqethëse: Babai i ndjerë i dilte çdo ditë në ëndërr, pas 2 javësh merr lajmin e shumëpritur

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ishte Eva, një vajzë që prej 8 vitesh ishte përpjekur të sillte në jetë një fëmijë dhe i kishte rënë spitaleve të botës cep e më cep për t’u bërë nënë, por pa rezultat. Teksa Eva përpiqej vazhdimisht, kishte bërë fekondime in vitro, papritur i vd.es i ati. Eva e kishte parandjerë dhe u shpreh se ndihej fajtore pasi e kishte lodhur të atin me hallet e saj.

 

Çdo ditë pas vd.ekjes, babai i dilte Evës në ëndërr dhe i thoshte të vazhdonte të përpiqej. “Çdo natë më thoshte, shko të keqen babi se do bësh një vajzë të bukur do ia vësh emrin Jasemina. Vajta tek halla dhe i tregova. Ajo më tha ‘të keqen halla nisu se babi të ka dhënë bekimin. Ai ka shkuar atje për të të dhënë një fëmijë’. U bëra shumë keq, nuk doja të ikja sepse mendoja se do ndërroja babain me fëmijën”, tregoi Eva.

 

Ajo kishte shkuar në Turqi për ta provuar sërish, pavarësisht historisë së saj të gjatë të fekondimeve që kishin arritur në 12. “Pas 2 javësh shkoj për të marrë përgjigjen. Doktoresha më tha se isha shtatzanë me dy binjakë. Më besoni, tre muaj në çdo natë shikoja babin që më vinte duart në bark”, tregoi Eva.

 

Në muajin e 3 të shtatzënisë, ajo kishte parë në ëndërr babain i cili e kishte paralajmëruar të mos mërzitej dhe kur ishte zgjuar Eva kishte parë që kishte humbur njërin nga binjakët. Megjithatë ajo tregoi se asokohe nuk ishte trishtuar dhe e kaloi shtatzëninë pa derdhur lot pasi mezi e kishte pritur. Vajza e saj lindi e shëndetshme dhe Eva ja ka vendosur emrin Jasemina, ashtu siç i ati i kishte thënë në ëndërr.

 

Eva tregoi se kur Jasemina ishte 15-muajshe kishte gjetur portofolin e gjyshit dhe i kishte thënë Evës t’ja jepte, ndonëse ajo nuk i kishte folur kurrë për gjyshin. Ndërsa sa herë Jasemina qante, Eva e kthente nga fotografia e gjyshit dhe ajo pushonte.

 

Eva tregoi që nga dita u bë nënë, babai nuk i ka dalë më në ëndërr dhe kishte ftuar hallat në studio për t’i falenderuar që i kanë qëndruar pranë.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img