Rama: Të gjithë të prekurit nga tërmeti strehim në hotele deri në ndërtimin e shtëpive

Kreu i qeverisë thotë se do të firmosë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja për të gjitha familjet e mbetura pa çati.

Kryeministri Edi Rama ka një lajm të mirë për të gjithë familjet që kanë mbetur në qiell të hapur nga tërmeti i fuqishëm që ra në orët e para të mëngjesit të sotëm duke u shkatërruar shtëpitë.

Kreu i qeverisë thotë se do të firmosë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja për të gjitha familjet e mbetura pa çati që të strehohen.

“Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të

Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale,

t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimale” shkruan ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

BECI TAKON ARQIPESHKËVIN E SHKODRËS PERAGINE: DISKUTUAM PËR NJË PROJEKT TË RI

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci: Me Arqipeshkëvin e Shkodrës,...

Arrest me burg për Veliajn! Kryebashkiaku i Tiranës merret nga SPAK dhe BKH

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar...

SHPALLET NË KËRKIM 35 VJEÇARI, USHTROI DHUNË NDAJ BASHKËSHORTES SË TIJ

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër •Specialistët e Sektorit për Hetimin...