Tërmeti I 26 nëntorit 2019 do të mbahet mend gjatë. Me magnitudë 6.4 ky tërmet shkaktoi një numër të konsiderueshëm jetësh të humbura nën rrënojat e ndërtesave të shembura si shkak I lëkundjeve tepër të forta.
Gra, burra fëmijë e të moshuar duket se ky tërmet nuk u rezervua në këtë aspekt. Grupet e operacioneve të kërkim-shpëtimit për orë e orë të tëra kanë punuar pa pushim në kërkim të qytetarëve të mbetur nën rrënojat e banesave të tyre ku më të prekurat nga ky tërmet kanë qenë Durrësi dhe Thumana.
Kjo e fundit më disa pallate të shembura duke e kthyer në një tragjedi të vërtetë ditën e martë të 26 nëntorit për shumë kënd. Lotë, ankth e frikë deri në palcë vetëm kështu mund të përshkruhet ndjesia që të gjithë shqiptarët po përjetojnë në çdo çast që kalon e njëkohësisht edhe me shpresën se diku aty nën rrënoja dikush do të gjendet I gjallë.
Por pamjet e kësaj tragjedie janë të tmerrshme, të rrëqethin mishin dhe të bëjnë të kuptosh sa e vlefshme është jetë, ajo e jotja por edhe të gjithë të tjerëve pa dallim nëse janë të afërm të tu apo një I panjohur. Pamjet me dron të regjistruara nga Terenc Pepa sjellin dëshminë se natyra tregohet e pamëshirshme dhe ajo çka mbetet janë vetëm shpresa që dita pasardhëse të jetë më e mirë…
/shkoder.info B.D/