Numri i viktimave shkon në 13. Në Thumanë dhe Durrës shpëtohen 28 njerëz

Është thelluar tragjedia në vend, si pasojë e tërmetit, me numrin e viktimave që vijon të rritet duke arritur në 13. Një tjetër person i pajetë është nxjerrë pak minuta më parë nga rrënojat e një prej pallateve të shembura në Thumanë. Bëhet fjalë për një vajzë të mitur.

Vajza është viktima e pestë që regjistrohet në Thumanë, ndërsa personat e tjerë që kanë humbur jetën janë nga

Durrësi dhe Kurbini.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit janë shpërndarë në zonat e prekura nga tërmeti me magnitutë 6.5.

28 persona janë shpëtuar nga rrënojat e pallateve në Thumanë dhe Durrës, por raportohet gjithashtu për një numër të konsiderueshëm njerëzish që kanë mbetur të bllokuar në rrënojat e godinave të shembura në këto zona.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

RIKTHEHET TOM DOSHI, NJOFTON SE DO KANDIDOJË NË ZGJEDHJET E 11 MAJIT

Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi, njoftoi se ka...

Rruga Shirokë-Zogaj, punimet po ecin me ritme të shpejta, hapen 3 km rrugë…

Projekti për ndërtimin e rrugës Shirokë – Zogaj, kufi...

Ne Shkoder shtohen korsite e bicikletave

Pas shtimit të korsive të biçikletave në akset kryesore...